E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, shpërthim në veri të Mitrovicës, nuk ka të lënduar

PRISHTINË- Një shpërthim ndodhi mbrëmë rreth mesnatës në një lagje multietnike në veri të Mitrovicës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. 

Lënda shpërthyese u hodh në oborrin e shtëpisë së një qytetari të komunitetit boshnjak, në Lagjen e Boshnjakëve të banuar edhe me shqiptarë në veriun e dominuar nga serbët e strukturat e tyre paralele, ndërsa autorët e motivet e këtij incidenti ende nuk dihen. 

Në këtë incident të ndodhur rreth orës 23:00, sipas policisë së Kosovës raportohet se nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale. 

Në veriun e Mitrovicës e të Kosovës, nga fillimi i këtij viti, kanë ndodhur mëse 30 shpërthime e incidente të tjera me armë zjarri. 

Në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Mitrovicë, fundjavën e kaluar, u vlerësua se situata është e qetë edhe në veri të qytetit, por e paqëndrueshme për shkak të veprimit të strukturave ilegale serbe.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›