Kosovë, shpërthimi në Graçanicë, në kërkim një serb
GRACANICE- Gjashtë persona janë plagosur në një shpërthim të ndodhur në fshatin Bostane të shtunën në mbrëmje. Në këtë fshat banojnë 20 familje serbe dhe 14 familje rome.
Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, ka thënë për mediat kosovare se policia është në kërkim të një serbi, i cili dyshohet se ka aktivizuar një granatë dore. Bëhet e ditur se KFOR-i që kishte dalë në vendngjarje së bashku me Policinë e Kosovës ka gjetur edhe një granatë, e cila nuk kishte shpërthyer.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Gracanicës. Një prej viktimave ka plagë të rënda dhe i është nënshtruar operacionit, bëjnë të ditur zyrtarë nga spitali i Gracanicës, por shtojnë se të 6 personat janë në gjëndje shëndetësore të qëndrueshme.
Incidenti ndodhi të shtunën në mbërmje në një ndërtesë të improvizuar si lokal në qendër të fshatit, ku po festohej dita e të shenjtit të fshatit.
(s.g/Balakweb)