E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, situata në veri e qetë

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës, gjatë natës që shkoi, ka qenë e qetë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë njoftuar gjithashtu se gjendja e qetë e sigurisë vijon të jetë e tillë edhe gjatë ditës së sotme.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrie Kamber ka deklaruar se gjatë natës nuk është raportuar ndonjë incident.
 

“Ka qenë një natë e qetë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me kolegët nga Drejtoria rajonale e Mitrovicës dhe deri tashtu raportohet që situata është e qetë”, ka thënë Kamberi.
 

Po ashtu, ajo ka deklaruar se zyrtarët policorë të policisë kufitare dhe doganierët vazhdojnë të qëndrojnë në të dyja pikat kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjakë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›