Subashi: KQZ-ja nuk emëron anëtarët e KQV-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar debatet për shkarkimin dhe emërimin e disa sekretarëve, në ato komuna ku ende nuk ka filluar votimi ditën e sotme.
Në diskutimin e zhvilluar për shkarkimin e sekretarit të qendrës së votimit Nr. 130, përfaqësuesit socialistë e kanë kundërshtuar këtë akt, duke theksuar se KQZ-ja nuk ka kompetencë të emërojë anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit.
Sipas Dëshira Subashit, KZAZ-ja është përgjegjëse për emërimin e komisionerëve të qendrave të votimit dhe zëvendësimi i komisionerëve jashtë propozimeve të partive politike, është emërim që nuk e lejon ligji.
Edhe përfaqësuesi tjetër socialist, Eridian Saliasi ka kundërshtuar këtë akt, duke deklaruar se komisionerët e majtë janë në këtë zonë dhe ka pasur konflikt personal me komisionerët e djathtë.
“Vendimarrjen mund ta marrë KZAZ-ja. Ju nuk keni pse të propozoni emërim dhe cc`emërim. KZAZ-ja duhet të konsultohet me nënpunës të KQZ-së dhe sekretari që nuk po kryen detyrën, të kryejë detyrën. Atje KZAZ-ja funksionon, vetëm po pengohet nga përfaqësuesit e djathtë. KQZ po shkarkon përfaqësuesit e majtë. Të lejohen komisionerët e majtë të hyjnë në qendrat e votimit”, u shpreh Saliasi.