E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uorlik: SHBA nuk qëndronte pas aksionit të Prishtinës

Ambasadorja amerikane në Serbi, Meri Uorlik tha se qeveria e Kosovës ka ndërmarrë vetë aksionin për dërgimin e forcave policore në veri të Kosovës dhe jo në koordinim me komunitetin ndërkombëtar e as me SHBA-të.
"Ai vendim është marrë vetëm nga ana e Prishtinës dhe SHBA-të shprehin keqardhje për krejt atë që ka ndodhur në javën e kaluar në Kosovë", tha Meri Uorlik në një intervistë për të përditshmen Press .
Komentet e ambasadores vijnë dy ditë, pasi presidenti serb Boris Tadiç akuzoi ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell se qëndron pas aksionit të Prishtinës.
Uorlik në intervistën për të përditshmen “Press” tha se SHBA-ja i bën thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme, e cila mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Ndërkohë e pyetur për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Uorlik tha se edhe më tej mbetet optimiste, me gjithë çastet e vështira të ditëve të fundit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›