E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove situate e tensionuar ne veri

Arrestimi i Jovica Millkovic nga Policia e Kosovës mban të tensionuar situatën në pjesën veriore të Mitrovicës.

Millkovic me përkatësi etnike serbe u arrestua mëngjesin e së enjtes se demoloi pikën statike të policisë së kosovës në lagjen “Tre rrokaqiejtë” dy ditë pas vrasjes së Selver Haradinajt në shtëpinë e tij. Derisa për Millkovicin është caktuara masa prej 48 orësh paraburgim, gjatë gjithë ditës serbët kanë mbajtur të bllokuar rrugët e veriut duke kërkuar lirimin e tij.

Policia e Kosovës konfirmoi se disa dhjetëra serbë janë dalë nëpër rrugë në shenjë proteste ndaj Veriu i Kosovës Rohan kundër ndarjes së veriutRohan: Jo bisedimeve për veriun Kuçi: Dialogu me serbët e veriut s’ka filluar arrestimit të bashkëkombasit të tyre. Ndërkaq edhe shqiptarët të cilët jetojnë në veri nuk qendruan indifirent ndaj situatës. Ata bllokuan rrugën e fshatit Suhodoll, i banuar me shqiptarë, fshat ky i cili sherben si urë lidhëse mes veriut dhe jugut.

Sipas policisë në orët e pasdites situata është qetësuar por vazhdojnë të jenë prezente forca të shtuara të policisë dhe KFOR-it.

Në gjithë këtë situatë pësuan dy gazetarë shqiptarë të cilët punojnë për mediat kosovare. Gazetarët Musa Mustafa dhe Alidin Damati në momentet kur po përcillnin aktivitetet e serbëve në veri u përballën me fyerjet e serbëve mbi baza etnike dhe u penguan në punën e tyre. Kundër kësaj sjellje reagoi asociacioni i gazetarëve profesionistë të kosovës.

AGPK është e shqetësuar edhe me sjelljen indiferente të ushtarëve të KFOR-it, të pranishëm gjatë incidentit, ndërkaq që shpreh shqetësim edhe për mosreagimin profesional të policëve të Kosovës, pasi vetëm njëri nga ata ka ndihmuar gazetarët.

Pengimi i gazetarëve në punën e tyre është sulm i rëndë ndaj lirisë së shtypit. Të gjitha institucionet e sigurisë e kanë për oglibim që të mundësojnë punën e gazetarëve, në gjithë territorin e Kosovës thuhet në komunikatën e asociacionit i cili përfaqëson gazetarët në Kosovë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›