Shërimi i sëmundjeve shqiptare
Nga Mithat Frashëri
Botuar më 1942
Jeta do marrë me më teprë seriozitet se nga ç’e pandehim. Janë do sende që nukë munt të zgjidhen veçse në u-këqyrshin dhe në u-studiofshin me të gjithë interesin që meritojnë. Kështu është puna e gjallnisë sonë, e kohës së sotme dhe e pritmit të kësaj Shqipërije. Faji ynë ka qenë deri tash se nuk kemi dashur dhe nuk kemi ditur të lodhim mendjen, të qendërsojmë vullnetin, të meditojmë se qysh do të kemi një jetë shoqërore, një shvillim politik dhe kombiar, për ti bërë ballë vështirësive që na sjell jeta kah pikpamja ekonomike dhe njerëzore. Para vitit 1912 kemi fjetur në gjumë të përtimit dhe të apathisë, duke shkuar me mendjen se studimi i Stambollit do të jetë i përjetshëm ose që një pushtet tjatër – me flamur shqypesh dy krenore, do të vijë dhe do të na nxjerrë nga një baltë për të vënë mandej në një tjatër! Do të tjerë, kthenin sytë nga perëndon dielli, jo për të parë një dritë të re, po një errësirë të bukur!
Mbas 1912 dhe 1913-ës, atëherë kur shpresa dhe dëshira e një pjese të kombit – makar e voglë – ngjante e realizuar, atëherë kur aktiviteti duhesh të dhjetëfishohesh për të fituar kohën e humbur, atëherë kur çdo shqiptar të bëhej njëvigan vullnetesh dhe zemrash, në atë kohë filloi një propagandë e keqe dhe e mortshme, duke thënë se “nuk jemi të zot, s’munt ta qisim në krye!” Edhe kur i vetmi zë që duhesh me dalë prej gojës tonë, duhet të thosh: “vetë dhe për vetëhen!”, gjindja e verbuar dhe e arratisur filloi të vikatë si një kalama, që edhe s’ka mësue me fol: “Evropa, Evropa, ajo që na bëri, ajo të na nxjerrë nga balta!”. – Sikur donte ta bënte të përgjegjshme Evropën e ngratë për lirinë e pameritueshme dhe të padëshirueshme tonë!
E dimë si dolli fundi i asaj psikologjie së trentë. Po lufta e Madhe, ku rëmet që ndezi, përgjaku, përmbysi dhe shkatërroi tokën e tërë, kjo kataklizmë që me kërcëllimin e topavet dhe me flakën e barotit – çeli sytë e të verbërvet dhe veshët e të shurdhëvet, lufta e madhe, themi, me të zezat konsekuenca, na mësoi edhe ne se, rrojtja e Shqipërisë si një shtet indipendent nuk është vetëm një dëshirë idealizmi, një ëndërr poezije, por një nevojë jete, një kusht gjallimi, gjallimi si komb e si rob. Na mësoi dhe na provoi, se që të mundemi të jetojmë, duhet të kemi një shtet, të kemi Shqipërinë tonë. Edhe provat që na dha janë katundet e shkretuar, gjindja e mbytur prej serbit, prej grekut e prej italianit. Kështu, viti 1922 – e gjeti tokën tonë të varrueme prej armikut, por e gjeti popullin, them shumicën e gjindjes që mejton, të forcuar në idete patriotike. Janari 1920 me Kongresin e Lushnjës, qershori dhe korriku i atij moti me luftimet kreshnike përindipendencën,forcimet dhe theoritë e bëra për të mos shogruar asnjë thërrmim prej të drejtave tona politike dhe, në fund, bashkimi që rrëfeu populli në ngjarjen që mbylli motin 1921, të tëra këto provojnë se një përparim i madh, i thellë dhe i vërtetë është bërë në mentalitetin tonë, se një evolutë është realizuar në karakter dhe në mënyrë të mejtimit të shqiptarit.
Po indipendenca, vetëqeverimi, a është një qëllim apo një mjet për njerëzinë? Me tjetër fjalë, duke u realizuar indipendenca politike e një populli, a mbaron dhe merr fund detyra e atij populli, apo kjo detyrë duhet të ndjekë një qëllim matanë indipendencës? Të kishte pasë qenë qëllimi i njeriut vetëm indipendenca dhe që vetëm kjo indipendencë të kishte formuar fatbardhësinë ideale të robit, atëherë duhesh që Laponët, dhe Esqimezët e Polit, Zulutë dhe Bushmanët e Afrikës të jenë në kulm të idealit, me qenë se janë krejt të lirë, independentë. Për fatin tonë të zi, shpesh herë kemi mejtue edhe ne si Zulutë si Bushmenët, kur kemi qenë kryenaltë prej lirisë që ka ruejt Mirdita, Kthella a Lura, liri dhe independencë pa ligje, pa detyrë, pa përgjegjësi, liri e egrë, me pushkë në dorë, me krye në gur, pa këmishë në trup e me shëllirë drek’ e darkë.
Ky qëllim i vërtetë do të arrihetë vetvetiu duke fjetur dhe duke ëndërruarë, apo kërkon punë të fortë dhe vullnet të palodhur? Me tjetër fjalë, duhet të mështetemi për mbarimin e kësaj te fuqia, te krahu, këmba dhe truja jonë, apo të presim shërbim nga tjetërkush?
Janë do fjalë që karakterizojnë një të metë morale. Midis tyre dëgjojmë dhe fjalën “Qeveri”. Shumë të ngratë presin, shpresojnë dhe ëndërrojnë se qeveria ka për t’ardhur t’u shtijë kafshatën në gojë. Dhe kjo fjalë magjike përfytyron para syvet të tyre një fuqi të jashtënatyrshme, një pushtet me cilësi të çuditshme pa marrë mundimin të mejtojnë se ajo që e quajn, “qeveri” është formuar prej njerëz, njerëz si gjithë bota, të dalë dhe të zgjedhur prej popullit.
Shërbimi më i math që një komb duhet t’u kërkojë qeveritarëve është gatitja e zbatimi i ligjevet dhe të larë të lirë popullin, iniciativën e njerëzvet për të punuar, folur e vepruar. Trupi i qeveritarëve, në çdo vend nuk mund të merret përveç se me çësthtjet e përgjithshme dhe aq më tepër me Shqipërinë tonë, ku-duke qenë në fillim të jetës politike dhe ndën kqyrjen e një Parlamenti jo aq i urtë në kritikë popullore jo edhe tepër e arësyeshme- qeveria ndrrohet dhe rrëzohet pak si më shpesh nga ç’e do nevoja dhe logjika.
Për popullin, për kombin, për elitën dhe intelektualët shqiptarë, për ata që lozin një rol mbi jetën shoqërore të vendit tonë nga shkaku i prodhimit mendor ose material të tyre, ata them, të mësohenë që të mos e mvarrin shpresën në një trup që e thonë qeveri, po ta kapin vetë punën në dorë duke u kujdesur vetë për nevojën e tyre dhe të shokëvet. Ata duhet të zgjuajnë te shpirti i kombit besimin në vetëhe të tij, një besim me aktivitet dhe përgjegjësi për vete, për fëmijët, për shokët, për kombin, për shtetin. Ata që punojnë duhetë që të çrrënjosin nga populli apathinë për punët që i përkasin interesit të përgjithshëm, këtë apathi që vjen prej një farë anemije të trurit, të një përtimi të kreut që manifestohetë me një qind e një mënyra të dëmëshme, të rrezikëshme sado që edhe ndonji herë komike. Një prej këtyre manifestimeve është edhe fjala që bredh gojë prej goje, në shumë demagogë tanë për organizatorë të huaj.
Në qoftë se dikush dëshiron organizatorë të huaj, që të ketë një mësonjës prej të cilit të marrë mënyrat më të mira për punë, që të marrë shëmbëllat më të dobishme për një aktivitet të ri dhe me fryte më të shkëlqyeshme, me një fjalë një mësues prej të cilit të përfitojë dhe të marrë diturinë që mungon, atëherë dëshira është jo vetëm e meritueshme, po fort e nevojëshme, me qenë se qytetërimi dhe përparimi janë gjëra që shpiken fort vështirë dhe duhetë të merren hua atje ku gjinden, të kopjohen prej atyre që e kane marrë më parë se ne.
Po në qoftë se fjala organizator vjen nga shkaku i përtimit, i apathisë dhe i amnemisë mendore, në qoftë se duke lypur organizatorët e huaj, duan të shpëtojnë nga përgjegjësia dhe kujtojnë se në verë nuk do të kemi nevojë që të punojmë e të përpiqemi, po të shtrihemi në livadh, në qoftë se drejtuesin e duam të huaj nga shkaku se nuk na pëlqen të shohim një tonin, një shqiptar në krye të punës (duke kujtuar se ai që është më i naltë se unë, më ka marrë vendin tim!), në qoftë se e duam organizatorin e huaj që të shkojmë dhe të takohemi tek ai duke sharë, kritikuar dhe kallzuar bashkatdhetarin tonë, në qoftë se, me nji fjalë, duam organizatorin të huaj të shtyrë prej asaj të mete që na bën të themi se “s’jemi të zot, që s’bëhemi njerëz, që më mirë një të huaj se një shqiptar”, atëherë kjo dëshirë bëhet një ves dhe një krim.
Kur të mos e lypim organizatorin për mësim dhe me vullnetin që të nxemë si të punojmë më mirë e më tepër, nukë shoh