E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, sot rivotohet në 5 komuna

Është rihapur votimi në pesë komunat në Kosovë, ku do të përsëritet procesi i votimit. Në Drenas, Skenderaj, Deçan, si dhe në qendrat e votimit të caktuara në Lipjan dhe Malishevë, rreth 138 mijë zgjedhës do të duhen të hedhin edhe njëhëre votën e tyre kutitë e votimit. Përsëritja e këtyre zgjedhjeve bëhet për shkak të pallegullsivë që u të evidenutuar në procesin zgjedhor të 12 dhjetorit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe nuk janë shënuar parregullsi. Në terren po qëndrojnë vëzhgues të shumtë të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Edhe vëzhgues ndërkombëtar janë duke e vëzhguar ripërsëritjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që ishin anuluar nga votimi më 12 dhjetor. Ndërkohë 100 ekipe të vëzhguesve nga BE-j do të përcjellin çdo fazë të procesit të rivotimit të së dielës. Këtë herë ekipet do të jenë statike, që do të thotë ato do të qëndrojnë në një qendër votimi gjatë gjithë ditës
Edhe koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim do të monitorojë procesin e rivotimit me mbi 500 vëzhgues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›