E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, sot skadon arresti shtëpiak për Limajn

Sot skadon arresti shtëpiak për Fatmir Limajn dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij, të cilët janë të përfshirë në rastin Kleçka. Ndërkaq, i mbetet kryetarit të trupit gjykues të vendosë për vazhdimin ose jo të masës së arrestit shtëpiak.

Tomë Gashi, avokat mbrojtës i deputetit Fatmir Limaj ka thënë se pas skadimit të masës së arrestit të shtëpisë për Limajn dhe të tjerët, trupi gjykues në rastin Kleçka do të vendosë për vazhdimin ose jo të çështjes.

Pas skadimit të masës së arrestit shtëpiak është në kompetencë të kryetarit të trupit gjykues të vendosë për vazhdimin ose jo të masës së arrestit shtëpiak. Mendoj se vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak është i panevojshëm. Por, në rast se kryetari i trupit gjykues është për vazhdimin e kësaj mase, natyrisht se ne do ta kundërshtojmë dhe do të ankohemi ndaj një vendimi të tillë, ka thënë Gashi, duke vlerësuar se kthimi i masës së arrestit shtëpiak ka qenë lojë.

Më 7 qershor kryetari i trupit gjykues në rastin Kleçka, Malkom Simons, kishte marrë vendim për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn dhe nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij.

Ndërkohë që, të premten që lamë Gjykata e Apelit në Prishtinë mori vendim që Limajt e të tjerëve tu kthehet arresti shtëpiak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›