E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, sulm me bombë në Zubin Potok

Dy sulme me mjete shpërthyese kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës. Një mjet eksplodues ka shpërthyer në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok rreth orës 01:00 pas mesnate.
Një mjet tjetër shpërthyes në fshatin Tvrgjane të Leposaviçit, rreth orës 23:50 ka ngritur në erë antenën transmetuese të një kompanie telefonike.
Mjeti shpërthyes, granatë dore e llojit "M-75", prodhim jugosllav që është hedhur në stacionit policor në Zubin Potok ka shkaktuar dëme materiale në xhamat e objektit por askush nga policët nuk është lënduar. Edhe nga shpërthimi me dinamit në transmetuesin e kompanisë telefonike janë shkaktuar dëme materiale por pa viktima në njerëz.
Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë toger Besim Hoti, ka thënë se ekspertët e njësisë për trajtim të mjeteve shpërthyese të Policisë kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se shpërthimi në oborrin e stacionit policor është shkaktuar nga hedhja e një granate dore e prodhimit jugosllav.
Policia koosvare është duke zhvilluar hetimet për të zbuluar motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal. Zyrtarët policor të stacionit në Zubin Potok, janë duke bërë biseda informative me banorët e zonës përreth vendit të ngjarjes, për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij akti kriminal, ka thënë Hoti lidhur me rastin e cilësuar "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm".

.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›