Liri Berisha takon në Uashington zonjën Obama

Zonja Liri Berisha, është takuar sot në Washington D.C, me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishelë Obama. Lajmi konfirmohet eksluzivisht për Radio Televizionin "Ora News", nga burime zyrtare në kryeqytetin Amerikan. Bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha,, është pritur në një takim të veçantë nga bashkëshortja e politikanit më të fuqishëm të planetit, nga Mishelë Obama, gruaja e Presidentit të SHBA, Barak Obama.
Takimi është realizuar vetëm pak përpara një dreke që zonja Obama ka shtruar sot, për nder të një numri Zonjash të Para nga vende të ndryshme të Botës, që ndodheshin në Washington. Burime pranë këtij takimi, i thanë Ora News, se Zonja Obama I ka rezervuar Zonjës Berisha një pritje mjaft të ngrohtë dhe miqësore. Ajo është njohur me aktivitetin e Zonjës Berisha, në drejtimin e Fondacioneve Fëmijët Shqiptarë dhe Fondacionit Nënë Tereza.
Zonja Obama, ka vlerësuar mjaft lart kontributin që Zonja Berisha dhe fondacioni që ajo drejton në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Por, në mënyrë të veçantë, Zonja Obama ka vlerësuar ekspozitën që Zonja Berisha ka hapur në selinë e OKB në Neë York dhe hapjen tashmë të kësaj ekspozite për Shenjtoren Shqiptare me famë Botërore, në ambjentet e Kongresit të SHBA, pikërisht në Washington D.C.
Zonja Obama, ka vlerësuar lart figurën e Nënë Terezës për atë që ajo I ka dhuruar njerëzimit. Bashkëshortja e Presidentit amerikan Obama, ka vlerësuar gjithashtu kontributin që Shqipëria dhe shqiptarët kanë dhënë për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, por edhe për kontributin e madh që komuniteti shqiptar ka dhënë në SHBA, një pjesë e të cilëve çifti presidencial amerikan i kanë njohur personalisht që në çikago, por edhe më pas gjatë dhe pas fushatës elektorale presidenciale për zgjedhjet në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Zonja Berisha gjithashtu ka vlerësuar përkrahjen dhe mbështetjen që SHBA i kanë dhënë dhe po i japin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më pas, fotografi zyrtar i Shtëpisë së Basrdhë, ka realizuar një set fotografimi të takimit mes Zonjës Obama dhe Zonjës Berisha, foto të cilat shumë shpejt do të bëhen edhe publike.