E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove te merkuren nis zyrtarisht fushata

Nje dite para nisjes zyrtare te fushates elektorale per zgjedhjet e 12 dhjetorit partite kane filluar te rrisin premtimet e tyre perballe elektoratit. Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci ka takuar sindikalistet e arsimit ne prani te te cileve ka firmosur vendimin per rritjen e pagave te tyre prej 50 per qind ndersa ka premtuar rritje te pagave edhe per policet dhe nepunesit e tjere civile. Thaci tha se premtimet e tij jane te realizueshme.

Keto nuk jane premtime jane vendime dhe jane te realizueshme te gjitha sepse kam besim kam zotim dhe kam studimin dhe planin e vecante te punes tha Hashim Thaci Kryeminister ne doreheqje i Kosoves.

Rivali i tij kryesor Isa Mustafa tha se Lidhja Demokratike e Kosoves do te arrije fitore te padiskutueshme me 12 dhjetor. Pas nje takimi qe zhvilloi me shefin e ICO-s Pieter Feith Mustafa tha se i ka kerkuar atij nje prezence me te madhe te bashkesise nderkombetare ne diten e zgjedhjeve per te garantuar nje proces te drejte dhe demokratik.

Kerkova qe te jete prezenca e mundshme nderkombetare sa me e madhe ne menyre qe zgjedhjet te jene te suksesshme sepse Kosoves i nevojitet qe keto zgjedhje te jene te suksesshme dhe qe ne nje afat sa me te shkurte ta formojme qeverine e Kosoves ne menyre qe te mos kemi vonesa tha Isa Mustafa Kryetar i LDK-se. Te merkuren fillon edhe zyrtarisht gara per zgjedhjet e 12 dhjetorit e cila pritet te jete e ashper dhe shume me e forte sesa ne vitet tjera.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›