E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, tensionohet situata në Zveçan

Serbët, të cilët kanë bllokuar rrugën në Rudare, që çon në pikën kufitare 1, kanë shtënë me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës, ku është dëmtuar një automjet i policisë, ndërsa nuk ka informacione për të lënduar.
“Kosovapress”, informon se forca të mëdha policore, janë nisur nga Vushtrria në drejtim të pikës kufitare Jarinje, për të qetësuar situatën dhe për të mbrojtur pikat kufitare nga serbët e rebeluar.
Ndërsa aksioni policor për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri të vendit, ka filluar mbrëmë rreth orës 22.00, ndërkohë që pak kohë para këtij aksioni, kryeministri Thaçi ka shkarkuar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Reshat Maliqi.
Policia e Kosovës mbrëmë ishte vendosur në pikën 31, por serbët kishin bllokuar rrugët që çonin në pikën 1, duke e penguar gjatë tërë natës policinë që të vendosët edhe në këtë pikë, e cila është vendosur në këtë pikë kufitare sot në orën 08.00.
Aksioni i njësisë speciale së Policisë së Kosovës vjen pas marrjes së masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë.
Pikat kufitare 1 dhe 31 janë djegur nga serbët pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këto dy pika llogariten si dy vendet ku zhvillohet kontrabanda më e madhe.
Ky është aksioni i parë serioz i autoriteteve të Kosovës për të shtrirë autoritetin në gjithë territorin e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›