Argjentina shkarkon Batistan

Federata argjentinase e futbollit ka shkarkuar trajnerin e ekipit kombëtar, Sergio Batista.
E ardhmja e tij në krye të gjigantit jug-amerikan ka qenë temë diskutimi, që kur Argjentina dështoi të kualifikohet përtej çerekfinales së Copa America.
Argjentina u mposht nga Uruguai në penallti pas barazimit në çerekfinale, ndërsa edhe në fazën e grupeve kishte shijuar dy barazime dhe vetëm një fitore.
“Do doja t`ju informoj se pas një bisede të ngrohtë dhe miqësore telefonike mes Sergio Batisa dhe presidentit të Federatës, Julio Grondona, Mr. Batista ia ka lënë vendimit komitetit përzgjedhës. Komiteti ka vendosur të shkëputë kontratën me Bastisën dhe të anulojë ndeshjen miqësore me Rumaninë, me qëllim që të fokusohet në gjetjen e personit që do të marrë nën drejtim ekipin kombëtar”, ka thënë zëdhënësi i Federatës argjentinase.