E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove vazhdon rinumerimi ne QNR

Pas festave ka rinisur rinumërimi i fletëve të votimit në Qendrën e Numërimit të Votave në Kosovë në 40 përqind të vendvotimeve ku dyshohet se ka patur parregullsi.

Ky proces pritet t’i japë fund procesit zgjedhor të 12 dhjetorit të kaluar e për t’i hapur rrugë ripërsëritjes së zgjedhjeve në 5 komuna më 9 janar.

Sipas QNR-së janë numëruar mbi 500 vendvotime deri më sot dhe pritet që i gjithë procesi i rinumërimit të përfundojë më datë 4 janar. Fill pas kësaj date KQZ pritet të njoftojë rezultatin për partitë përkatëse.

Nëse gjatë këtij rinumërimi vërtetohen parregullsi pritet që KQZ të ripërsërisë  procesin zgjedhor në zonat ku do të verifikohen këto parregullsi në masën sa të kenë ndikuar në rezultatin e procesit zgjedhor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›