E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, vetëvritet një ushtar francez në veri

Një ushtar francez i KFOR-it është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Bërnjak në veri të Kosovës.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare ndërsa zyrtarisht misioni i NATO-s në Kosovë nuk ka dashur të komentojë rastin dhe ende nuk e ka sqaruar arsyet e vdekjes së ushtarit të saj.

Serbët lokalë të cilët kanë ngritur barrikadat afër kufirit në Bërnjak i kanë lejuar ushtarët e KFOR-it të depërtojnë për në kufi për të bërë hetimet e nevojshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›