Peshkimi në Prespë, peshkatarët: Jemi në krizë

Një pjesë e konsiderueshme e familjeve pranë liqenit të Prespës jetojnë me të ardhruat e vetme që vijnë nga peshkimi. Por këtë vit, ndryshe nga të tjerët ky biznes pësoi nje rënie të dukshme. Madje peshkatarët thonë se nga ajo sasi peshqish që nxjerren, tregëtohen në kushtet jo higjenike duke rënë ndjeshëm blerja. Çka do të thotë këtyre banorëve u duhet të rrugëtojnë gjithën natën për të shitur peshqit në rrugët e qytetit të Korçës apo të Pogradecit.
Sipas kreu të shoqatës së Peshkatarve për këtë zonë Kosta Traqi duhet një ndëryrje e menjëhershme e qeverisë dhe investitorve për të shtuar mjetet e punës dhe për të rritur sigurinë e tregëtimit e peshqeve.
Përkatësisht në këtë zonë janë të licensuar 63 subjekte peshkimi që nxjerrin në vitë 2500 kv peshq. Nga këto familje që jetojnë në këtë mënyrë jepet alarmi për të shpëtuar punën e tyre sepse cilësia e grumbullimit apo e tregëtimit të peshkut lë për të dëshiruar.