E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të dhunshme në Romë, Berluskoni: Do ndëshkohen

Policia u përlesh me militantët që ishin bashkuar me turmën e cila ishte pjesë e protestave globale kundër bankave dhe politikanëve. Gjatë trazirave iu u dëmtuan shumë prona private si dhe iu vu zjarri makinave dhe koshave të plehrave.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Berluskonit, i cili së fundmi i shpëtoi një votëbesimi në Parlament. Berluskoni e quajti dhunën “një sinjal shqetësues” dhe kërkoi që autorët e krimeve  “të gjenden dhe të ndëshkohen".

Shumica e protestave të organizuara në 82 shtete të botës përfunduan në mënyrë paqësore. Protestat u inspiruan nga lëvizja për të Okupuar Wall Stret-in në SHBA dhe nga “zemërimi” spanjoll.

/Start/F. P/

                                                                                             2011-10-16 10:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›