E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, vijon debati për koalicionin qeverisës

Çështja e koalicionit, me PDK, për qeverisjen e Kosovës, duket të ketë ndarë në dy pjesë partinë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Burimet jozyrtare të mediave kosovarë nga AAK kanë deklaruar se do t`i përgjigjen pozitivisht kërkesës së PDK për koalicion. Anëtarët Burim Ramadani, Ardian Gjini, Besnik Tahiri dhe Avni Arifi kanë shkuar në Hagë, për një vizitë private, me kreun e tyre Ramush Haradinaj. Vizita e lartë partiake e menjëherëshme vjen në kohën kur janë intensifikuar llogaritë për koalicionin e ri qeveritar.
AAK-ja është ndarë në dy pjesë për sa i përket koalicionit të mundshëm me PDK-në e Hashim Thaçit.
Në njërën anë janë "humbësit" e zgjedhjeve të partisë, ata që nuk kanë arritur të hyjnë në parlament. Ky grup është në favor të koalicionit me PDK-në.
Në anën tjetër, pjesa më e "rëndësishme" dhe më me peshë e partisë e cila ende refuzon idenë e krijimit të qeverisë bashkë me PDK-në.
Duket se fjalën përfundimtare do ta thotë Ramush Haradinaj. Vendimin e tij besohet se do të përcillet nga katërshja që ka vizituar kreun AAK. Ky koalicion sipas parashikimeve do të thotë përjashtimin e partisë së Bexhet Pacollit. Ndërsa LDK përsërit qëndrimin se Kosova mund të ketë një qeveri të mirë, vetëm nëse organizon paraprakisht një proces të ri dhe të shëndoshë zgjedhor. Ajo po angazhohet për një qeveri kalimtare deri në zgjedhjet e reja të parakohshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›