Kosovë, zgjedhjet në komuna sipas pakos së Ahtisarit
Prishtinë (rtk/start)-Qeveria e Kosovës synon që para zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm, të formojë komunën veriore të Mitrovicës, siç parashihet me planin e Ahtisaarit. Por, për të ndodhur një gjë e tillë, duhet bashkëpunimi i serbëve lokalë, të cilët aktualisht refuzojnë çdo plan të dalë nga institucionet e Kosovës.
Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, që vetë ishte në krye të komunës së Mitrovicës, pranon se integrimi i qytetit, por edhe krijimi i komunës së re, është proces i vështirë. Por, ai shpreson se përmes afirmimit të procesit të decentralizimit, serbët lokalë do ndryshojnë mendje.
“Ne kemi siguruar një pjesëmarrje të konsiderueshme në këtë proces, por jo edhe në Mitrovicë dhe në veri. Ne do të vazhdojmë me afirmimin e këtij procesi. Nëse sigurohet përkrahja e qytetarëve, është e mundur që në zgjedhjet e ardhshme të instalohet komuna veriore e Mitrovicës. Ne duam që kjo të ndodhë në mot, por kjo varet nga vullneti i qytetarëve”, thotë Ferati.
Por, ata që e prezantojnë veten si përfaqësues të serbëve në Mitrovicë, nuk pajtohen që veriu i qytetit të shndërrohet në komunë nën kushtet e përcaktuara në propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisaarit, dispozita të të cilit legjislativi tashmë i ka shndërruar në ligje.
“Nuk pajtohemi me planin e Ahtisaarit. EULEX-i është këtu nën kushtet e vëna nga OKB-ja, e jo me planin e Ahtisaarit. Komuna e Mitrovicës veriore ekziston dhe ajo nuk do të krijohet as me planin e Rexhepit, e as me atë të Ahtisaarit”, thotë Milan Ivanoviç, nga Këshilli Nacional Serb, duke ofruar këtë si arsye për kundërshtimin e planit.