Policët e UNMIK-ut do të veshin uniformën e EULEX-it
Prishtinë(start)-Zëdhënësi i UNMIK-ut Alexandër Ivanko deklaroi në Prishtinë, se që nga 9 dhjetori në Kosovë më nuk do të ketë Polici të UNMIK-ut, ngase në tërë territorin e saj punët policore do ta marrin përsipër pjesëtarët e EULEX0-it. Ivanko theksoi se misioni i OKB-së, është i interesuar që sa më shpejtë të zvogëlojë numrin e pjesëtarëve të tij. Ivanko shpjegoi se policitë aktual të UNMIK-ut që vijnë nga shtetet evropiane nuk do të largohen nga Kosova por, (rreth 2.000 të tillë) do ta ndryshojnë uniformën dhe do të kalojnë në shërbimin policor të EULEX-it.