E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia konfirmon kreun me fitoren 2-1 në Fier

Fier (Start)- Vllaznia konfirmon vendin e parë me fitoren 2-1 në Fier me Apoloninë vendase. Ky trepikësh i jep mundësinë shkodranëve të presin të qetë takimin e nesërm të Tiranës me Partizanin.

Për kuqeblutë shënoi Sinani dy herë duke i dhënë sigurinë ekipit të tij. Fierakët, megjithëse ngushtojnë rezultatin, nuk arrijnë dot të frenojnë shkodranët.

Vllaznia kalon në kuotën e 28 pikëve. Në ndeshjen e radhës shkodranët do të presin kampionët në fuqi të Dinamos. Apolonia mbete në kuotën e 12 pikëve në vendin e 10-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›