E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,FSK ,dorëhiqen tre eprorë të lartë

Pa kaluar edhe një javë nga aktivizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqjen e parevokueshme tre eprorë të lartë të FSK-së. Gjeneral brigade Fadil Kodra, dhe dy kolonelët Zenun Kodra dhe Raif Preteni kanë deklaruar se procesi jo transparent në përzgjedhjen e pjesëtarëve të TMK-së në FSK, ndërhyrja direkte e individëve të caktuar brenda bordit për rekrutim, lënia anash e shumë pjesëtarëve të TMK-së, i ka shtyrë ata të japin dorëheqjen. Ata kanë shkruar një letër të cilën ua kanë dërguar presidentit të vendit Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, ministrit të FSK-së Fehmi Mujota, komandantit të FSK-së Sylejman Selimit si dhe bordit për rekrutim, selektim dhe përzgjedhje në FSK. Ndërkohë që të premten, u organizua në Prishtinë një protestë nga ish-pjesëtarët e TMK-së, për mospranimin e tyre në FSK. Forca e Sigurisë së Kosovës filloi zyrtarisht punën më 21 janar dhe lindi si pasardhëse e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Forca e Sigurisë e Kosovës është një forcë shumetnike dhe e krijuar në bazë të paketës së Ahtisaarit. FSK-ja do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervistë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›