E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Raport për çështjen Biberaj

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës nëpëmjet një deklarate ka reaguar për shkarkimin e Aleknandër Biberajt, duke shprehur se Komisioni i rregullave të Asamblesë do të përgatisë një raport mbi këtë çështje. Në këtë deklaratë theksohet se kredencialet e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë sfiduar për arsye proçeduriale në ditën e hapjes së sesionit në Strasburg"Kemi arsye të besojmë se një nga anëtarët tanë u hoq në një mënyrë që shkel rregullat e aplikueshme", tha përfaqësuesi hungarez, Matyas Eorsi."Në bazë të rregullave, është e mundur që një individ të sfidojë ratifikimin e kredencialeve në bazë procedurale - dhe si rezultat i kësaj - gjë që ndodhi me Shqipërinë - çështja pastaj i referohet komisionit të rregullave të cilin e kryesoj unë", tha kryesuesi i Komisionit të Rregullave, deputeti britanik, John Greenway. Më pas, Këshilli do të paraqesë një raport sa më parë që të jetë e mundur dhe sigurisht brenda kësaj jave. Këshilli nënvizon se anëtarët e delegacionit shqiptar lejohen të flasin dhe të votojnë në Asamble sikurse t'ishin ratifikuar kredencialet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›