Kosovë:Shpërthime të fuqishme në Mitrovicë
Mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës pati dy shpërthime të fuqishme,
pa pasoja në njerëz por me dëme të vogla materiale. Zyrtarë të policisë
thonë se situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e
brishtë. Policia bashkë me pjesëtarë të KFOR-it kanë shtuar kontrollin,
ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me shpërthimet. //mm//