E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi: 10 persona vdiqën si pasojë e një orteku

Zyrtarë turq thonë se 10 vetë humbën jetën sot në Turqi si pasojë e një orteku. Alpinistët po ngjiteshin në një mal në verilindje të Turqisë. Zyrtarët thonë se shtatë vetë shpëtuan gjatë incidentit në Malin Zigana në provincën Gumushane. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në vendngjarje. Viktimat ishin pjesë e një grupi alpinist nga provinca e Trabzonit. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›