Leternjoftimet e reja

“Shtetasit te cilet jane te detyruar te pajisen me leternjoftime sipas pikes 3 te ketij vendimi, qe jane mbi moshe 18 vjec ne daten 28 qershor 2009 dhe nuk disponojne pasaporte, duhet te pajisen me leternjoftim deri me 15 prill 2009”, eshte shprehur zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja.
Mbi keta persona qe nuk kane pasaporte dhe qe nuk i fillojne procedurat e aplikimit per leternjoftim deri me 10 shkurt, do te bien sanksionet qe jane ne fuqi.
Cdo te behet me personat e tjere? Te tere ata qe kane pasaporte, mund te fillojne te aplikojne pas dates 1 prill, me perjashtim te atyre qe kane aplikuar tashme.
Sipas zedhenesit te Ministrise se Brendshme, te gjitha zyrat e aplikimit per leternjoftime kane marre listat e personave qe nuk zoterojne pasaporte, lista qe do te aktualizohen ne menyre periodike.
Partia Socialiste, e cila ishte e para qe e keshilloi qeverine t'i jepte perparesi personave pa pasaporte, kerkoi fillimin e nje fushate sensibilizuese.
“I kerkojme qeverise te filloje menjehere fushaten e sensibilizimit per kete vendim te ri dhe te filloje menjehere procesin e aplikimit ne te gjithe vendin”, tha nensekretari per Ceshtjet Ligjore te PS-se, Damian Gjiknuri.
Partia Socialiste, do t'u ofroje qytetareve asistence ne deget e saj ne rrethe dhe ne zyrat elektorale per kete ceshtje. Keto zyra do te regjistrojne edhe problemet e hasura nga qytetaret ne pajisjen me leternjoftime.