E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove/Vritet nje shqiptar ne veriun e Mitrovices

Nje shqiptar eshte vrare ne rrethana te paqarta ne veriun e Mitrovices nje zone e banuar me shumice serbe.

Policia tha se viktima eshte qelluar me arme zjarri ne afersi te shtepise se tij ne lagjen e njohur si Kodra e Minatoreve nje lagje e banuar edhe me shqiptare.

Zedhenesi i policise ne rajonin e Mitrovices Besim Hoti tha se policia ka filluar hetimet intensive dhe eshte vene ne kerkim te nje makine pa targa e cila eshte pare ne vendin e ngjarjes. Por ai nenvizoi se eshte ende heret te flitet per motivet apo autoret e mundshem te kesaj vrasjeje.

Burimet vendase thane se viktima eshte Hakif Mehmeti nje banor lokal i cili nje kohe kishte punuar si kameraman ne disa media ne Mitrovice.

Veriu i Mitrovices i banuar me shumice serbe eshte skene e kundershtimeve me te ashpra ndaj pavaresise se Kosoves ndersa ndarjet e thella etnike ne kete qytet te ndare ne dy pjese qe nga perfundimi i luftes jane burim tensionesh ne ate pjese te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›