E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJNDEnde nuk eshte vendosur per lirimin e Haradinajt


Gjykata Nderkombetare e Drejtesise nuk ka vendosur ende per lirimin me kusht te Ramush Hardinajt pas kerkeses se pales mbrojtese qe ai te gjykohet i lire. Zedhenesja e Gjykates se Hages Nerma Jelacic deklaroi se fundmi se Dhoma e Apelit po shqyrton rastin dhe se nuk dihet ende se kur do te merret vendimi. Sidoqofte ajo tha se vendimi do te behet i ditur edhe per qytetaret e Kosoves por aktualisht nuk ka vendim dhe nuk ka ndonje seance publike ne lidhje me vendimin per Haradinajn.
Gjykata e Hages nepermjet nje komunikate per mediat dhene te henen njoftoi rreth caktimit te gjyqtareve te gjykimit te Haradinajt ku gjyqtari Bacon Justice Moloto eshte caktuar si kryetar i trupit gjykues.
Zyrtaret e AAK-se deklaruan para tre javesh se vendimi per lirimin me kusht te Haradinajt ishte marre nga Gjykata e Hages dhe se ai pritej te lirohej shume shpejt. Megjithate kjo nuk ndodhi nderkohe qe familja Haradinaj permes nje njoftimi per mediat ka terhoqi verejtjen dite me pare se pergjegjes per deklaraten per shtyp ishte vetem avokati i tij Michael O Reilly.
Ramush Haradinaj u ndalua me 21 korrik te ketij viti me kerkese te Prokurorise se Gjykates se Hages e cila kishte bere ankese kundrejt vendimit te meparshem te trupit gjykues. Me 3 prill te vitit 2008 Trupi Gjykues i kesaj gjykate e kishte liruar Haradinajn nga te gjitha akuzat per krime lufte gjate luftes ne Kosove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›