E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatoret/ Kili trapani arrin ne 100 metra thellesi


Pajisja gjigande e cila ngjason me nje trapan te stermadh dhe qe eshte sjelle nga Australia per ne Kili per hapjen e nje tuneli me diameter 66 cm per te bere te mundur zhbllokimin e minatoreve po vazhdon punen me hapa te ngadalte por te sigurte. Keshtu kane deklaruar ekspertet qe po merren me operacionin e ndihmes per te nxjerre nga nentoka 33 minatoret e bllokuar qe nga data 5 gusht ne nje miniere ne Kili. Dhjetra punetore jane aktivizuar ne kete aksion te veshtire shpetimi ne San Jose qe pritet te zgjase nga 3 ne 4 muaj.
Deri tani trapani ka arritur ne 100 metra thellesi dhe sipas specialisteve duhen edhe 600 metra te tjera per te arritur ne vendndodhjen e minatoreve te bllokuar qe prej dates 5 gusht. Ne pritje te perfundimit te operacionit te shpetimit per minatoret eshte mundesuar ushqim ajer i paster medikamente argetim letra dashurie si dhe keshilla per ta bere sa me te lehte qendrimin ne galerite nentokesore. Minatoret e bllokuar nen shkretetiren Atacama e kalojne kohen duke luajtur me letra duke lexuar duke degjuar muzike ndersa nuk mungon edhe komunikimi me te afermit e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›