Kosovë,dorëzohet deklarata për EULEX-in

Përfaqësues të vendeve të Quintit ia dorëzuan sot udhëheqësve më të lartë të vendit një deklaratë të lëshuar në Bruksel, që ka të bëjë me vendosjen e misionit EULEX.Në këtë deklaratë thuhet se BE-ja mbështet konkluzionet e dala në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Ndërkaq, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi kërkuan nga vendet e Quintit të sigurojnë shtrirjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, me një mandat të vetëm.
Ata kërkuan një vëmendje më të madhe në veri, me qëllim të shuarjes së shpjet të strukturave paralele serbe.