E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Karitasit ndihmon banesat e përmbytura në Allias

Rreth 20 shtëpi në breg të lumit, në zonën e Alliasit në kryeqytet kanë mbetur në qiell të hapur. Prej të shtunës së shkuar kur shirat e rrëmbyeshëm përmbytën çdo gjë në banesat e tyre, askush nuk është afruar deri me sot, të ndihmojë këta njerëz; as bashkia dhe asnjë autoritet tjetër qeverisës. Banorët thonë se ndërtesat nuk shërbejnë më as për të futur kokën, dhe kërkojnë ndihmë urgjente për trehimin. Shoqata humanitare e Karitasit Shqiptar, është e para që u ka ofruar ndihma këtyre banorëve në vështirësi. Duke parë kushtet tejet e vështira me të cilat ata jetojnë, karitasi ka shpërndarë disa sende shtëiake dhe pako me ndihma ushqimore. Shirat e së shtunës që përfshinë gjithçka gjetën në dy anët e lumit, në periferi të Tiranës, nuk kursyen as banesat. Këto të fundit, të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe pa përgjegjësinë më të vogël nga ana e pronarëve të tye, rrezikojnë serisht të përmbyten, pasi ëhstë vetëm fillimi i një stine që paralarjëron rikthimin e rreshjeve të dendura.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›