Kosovë,refuzohet në tërësi dokumenti

"Institucionet e Kosovës e refuzojnë dokumentin gjashtëpikësh në tërësi", ndërsa janë "pro vendosjes sa më të shpejtë të EULEX-it në të gjithë territorin e Kosovës sipas mandatit të paraparë" deklaroi para pak minutave presidenti Fatmir Sejdiu, pas një takimi me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Daniel Fried, dhe me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith. Në takim ishin edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zv.kryeministri Hajredin Kuqi dhe ministri i Jashtëm Skënder Hyseni.