E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e emrit, Athina: Kemi argumentet tona

Athinë (bbc/start)-Greqia është kundërpërgjigjur menjëherë Shkupit, i cili vendosi që ta dërgonte çështjen e kontekstit të emrit për shqyrtim në Gjykatën e Hagës. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, Jorgos Kumucakos deklaroi se Greqia është e vendosur për tu ballafaquar me Shkupin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë.

“Shkupi e fsheh se vetë Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ka shkelur që më parë me të dyja këmbët një sërë nenesh-detyrimesh themelore, që parashikohen qartë në atë Marrëveshje, por edhe parimin themelor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Pala greke, duke se do ta shfrytëzojë procesin në Hagë, për të paraqitur argumentet e veta, që sipas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, “do të dëshmojnë shkeljet e sipërpërmendura nga ana e qeverisë maqedonase”.

“Me aktin e saj, qeveria maqedonase dëshmon përsëri se nuk interesohet për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit, siç parashikohet në rezolutën 845 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në vitin 1993”, përfundon deklarata, ku shtohet se Greqia, pavarësisht këtyre zhvillimeve, pra drejtimit në Gjykatën e Hagës nga ana e Shkupit, mbetet e përkushtuar në procesin e negociatave nën kujdesin e OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›