E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juridiku pezullon mësimin,nuk kanë siguri

Fakulteti drejtësisë ka pezulluar prej dy ditësh mësimin. Siguria e objektit ku mësojnë mbi 2500 studentë, tashmë është kthyer në një çëshjte jetike, ku të rinjtë kanë zgjedhur të humbasin leksionet sesa jetën e tyre. Kështu edhe me një vendim të senatit të universitetit të Tiranës, autoritetet drejtuese kanë kyçur auditorët pa një afat të caktuar. Ekspertiza e cila po shqyrton rastin e juridikut, ka dalë në përfundimin se në godinë duhen kryer menjëherë ndërhyrje për të riparuar çarjet në mur dhe ëpr të forcuar themelet e godinës. Në të kundër rreziku për ekzistencën e godinës dhe fatin e studentëve do të jetë shumë i madh. Në godinën e fakultetit të drejtësisë, prej afro dy vjetësh, kanë filluar të shfaqen çarje të thella në muret e disa auditorëve, çka ka vënë në alarm drejtuesit e institucionit. Por edhe krerët e fakultetit dhe këshilli studentor kanë kohë që ngrejnë zërin për problemin në fjalë, duke dërguar kërkesa në instancat më të larta të shtetit, deri më tani, askush nuk ka reaguar për të dhënë një zgjidhje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›