E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Shpresoj që Berisha të mos ndërrojë mendim e të votojë tre ligjet

meta-kandidatTiranë- Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se vendi është në një moment tepër të rëndësishëm, në një moment kur problemet ekonomike dhe sociale rriten dhe se shkëlqimi i ekonomisë ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit aktual. Prandaj duhet një ndryshim që të mos flasim për ekonominë virtuale por të flasim për ekonominë reale, për atë që ndjen çdo shqiptar dhe çdo qytetar i Kombinatit sot në familjen e tij.

Teksa theksoi se shpreson që tashmë që LSI-ja ka bërë thirrje për votimin e tre ligjeve, kryeministri mos të shmangej.

Le të shpresojmë se kryetari i Partisë Demokratike z. Berisha, i cili ka kërkuar që këto tre ligje të votohen prej kohësh të mos ndryshojë mendim sepse nuk do të ishte mirë për të dhe natyrisht që do të kishte mundësinë që të tregonte se ka qenë i sinqertë të paktën deri më tani në këto deklarata publike për domosdoshmërinë të këtyre ligjeve, tha Meta.

Këto deklarata Meta i bëri gjatë prezantimit të kandidatit për deputet të LSI-së në Kombinat, Ardit Çela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›