E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosshare ua lehtëson punën

Dy të rinjtë Gardian Mehmet dhe Muhamet Gërvalla kanë bërë një ueb-faqe, në të cilën kosovarët mund të shkarkojnë “file” të ndryshëm, duk filluar nga lojërat deri te dokumentet e ndryshëm për universitete.

Ideja u kishte ardhur nga faqja rapidshare.com, por tani ata kanë zhvilluar një ueb faqe, që është pak e ndryshme nga rapid, por që ka të njëjtin qëllim.

Ata janë dy të rinjtë, Gardian Memeti dhe Muhamet Gërvalla, të cilët kanë bërë një ueb faqe, kosshare.com, në të cilën mund të shkarkohen file të ndryshëm.

“Kosshare është zhvilluar si ueb aplikacion për file hosting dhe share files, një ide sikur Rapidshare. Për momentin është free, e para e zhvilluar këtu në Kosovë. E kemi zhvilluar unë bashkë me Muhametin, ku kemi investuar në një server, po mendojmë gradualisht me u zgjeruar, mirëpo vetëm gradualisht”, thotë Mehmet për Express.

Sipas Guardianit, ueb faqja u jep mundësi të ndryshme shfrytëzuesve për të shkarkuar file që ata dëshirojnë.

“Është ndryshe si ide nga Rapidshare, këtu në Kosshare përveç që mundesh me ‘upload’ file të caktuar prej më të ndryshmëve. Përdoruesi mundet me e menaxhuar userin e vet linkat e vet. Userat e tanë mund të uplodojnë file të caktuar të formateve të ndryshme”, thotë ai.

Ndryshe, Guardiani thotë se faqja e tij mbron edhe të drejta e autorit, pasi që file e tillë nuk shkarkohen në kosshare.com

“Nëse një fajll është i mbrojtur autorialisht, atëherë ai automatikisht bëhet expire dhe nuk mund të downldohet nga userat e tjerë, përveç një useri të caktum që ju ka dashur të bëhet upload diku”.

Ndryshe, kosshare.com mund të përdoret për shkarkimin e shumicës së fileve, duke filluar nga lojërat, dokumentet, mandej përdoruesit e userat i shohin statistikat e tyre sa kanë bërë shkarkime gjatë ditës, muajit. “Ne nuk kemi vënë kushtëzime në këtë gjë, duke filluar nga file-at deri tek lojërat dhe set-up-at e ndryshëm”.

Deri tani ai thotë se më së shumti ka shkarkime të set-up për kompjuter dhe dokumente të ndryshme, sidomos literaturë të fakulteteve, pastaj lojëra etj.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›