Atletico Pananaense pas Salihit

Përpos skuadrave evropiane, Hamdi Salihi pëlqehet edhe në Brazil. Sipas uebfaqes Observatoriocap, sulmuesi shqiptar është bërë objektiv i Atletico Paranaenses.
Ekipi brazilian tashmë i ka nisur bisedimet me Rapid Vjenën. Përpos Atleticos, interesim për përfaqësuesin shqiptar ka shfaqur edhe Celtic Glasgow.
Atletico ka të drejt t’i transferojë tre lojtarë të huaj. Nga viti 2009, Salihi ka shënuar 33 gola në 55 ndeshje. Në karrierë, ai ka shënuar 99 gola dhe ka bërë 17 asistime, në 220 takime, që nga viti 2004.