E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi: VV-ja, opozitë shtetrrënuese

Dardan Gashi, njëri prej themeluesve të Listës “Ibrahim Rugova”, në një intervistë për gazetën Epoka e re ka thënë se koalicioni me Hashim Thaçin është duke funksionuar shumë mirë.

Ai ka thënë se shumë shpejt pritet të kenë edhe një zëvendësministër në qeverinë Thaçi. Gashi ka deklaruar se me LDK-në e Isa Mustafës nuk mund të bashkëpunojnë nëse vazhdon ta këtë për bazë fushatën kundër PDK-së.

Po ashtu, ka treguar se brenda Listës “Ibrahim Rugova” po qarkullojnë ide që në vitin 2013, në zgjedhjet e ardhshme, të dalin si subjekt politik.

Ai ka folur edhe për opozitën në Kuvend ku ka thënë se janë dy lloje të këtyre opozitave. Ai ka thënë se ka raporte të mira me kryetar të komunave që vinë nga LDK dhe AAK, por ka thënë se kjo nuk vlen për Vetëvendosjen.

“Kjo nuk bashkëpuno me asnjë parti (Vetëvendosje!, v.j). Vetëvendosje vetëm në çaste të caktuara, kur i duhen votat, mundohet të bashkëpunoj me anëtarë të tjerë të opozitës, në këtë rast të LDK-së dhe AAK-së”, ka thënë Gashi në këtë intervistë.

“Prandaj e mbroj qëndrimin tim se këtu kemi të bëjmë me dy taborë të opozitës: me opozitën shtetformuese, ku bëjnë pjesë LDK dhe AAK-ja dhe opozitën rrënuese ku pjesë e saj është Vetëvendosje”, ka thënë Gashi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›