Kosta Fili në procesin e Hazbiut: Si shpifa kundër Teme Sejkos
Dëshmia e Kosta Filit për dënimin e Teme Sejkos në procesin e ish-ministrit të Brendshëm në vitin 83 është momenti më interesant i dosjes Hazbiu. Përmbajtja e saj dhe mënyra si rizbardhen pas 20 vitesh rrethanat e kryqëzimit të ishadmiralit të Flotës në vitin 61, është vlerësuar nga hetuesit si një provë e fortë për të penalizuar ish-kreun e Sigurimit, por nuk ka rezultuar tërësisht e tillë në procesin gjyqësor. I thirrur më 28 qershor 1983 për të rikujtuar përball hetuesve të procesit Hazbiu historinë e Teme Sejkos, Kosta Fili, dëshmitari kyç që kishte provuar shërbimet e fshehta të komandantit të Flotës Luftarake për agjenturën greke, jugosllave e amerikane, pohonte se akuzat kundër Temes i kishte konsumuar sipas regjisë së imponuar nga njerëzit e Kadri Hazbiut. Gjithçka, sipas Filit, ka nisur me një vizitë të papritur të Hazbiut në qeli dhe komunikimin e urdhrit të tij për të dalë dëshmitarë kundër Teme Sejkos. Të nesërmen, kujton zbuluesi grek, erdhën Nevzat Hazdenari me Arif Selenicën, më dhanë një letër të shkruar, që duhej ta mësoja përmendësh për ta recituar në procesin e Teme Sejkos. Aty thuhej se unë kisha ardhur me mision të lidhesha me Teme Sejkon për të bërë një kryengritje të armatosur në Shqipëri. Diçka që nuk ishte e vërtetë. Përfundimisht, pranova, dola dëshmitar, bile thashë gjysmat e atyre që kisha mësuar, sepse harrova ti them të gjitha ato që më kishin shkruar Nevzat Hazdenari e Arif Selenica. Dëshmia e rrallë, e destinuar për penalizmin e ishministrit të Brendshëm, hedh dritë mbi të vërtetën e një procesit të hershëm, montuar në mënyrë monstruoze. Madje, rrëfimi i Filit, por edhe përgjigjet e dëshmitarëve të tjerë të thirrur për këtë çështje, provojnë se procesi ndaj grupit të Teme Sejkos ka qenë rasti më tipik ku gjithçka është shkruar nga hetuesit dhe është nënshkruar nga të pandehurit në kushtet e një dhune çnjerëzore. Mënyra si është zhvilluar, sipas kësaj regjie, procesi gjyqësor i vitit 61, ka qenë një farsë, me të cilën ka spekuluar Sigurimi i Shtetit për dekada të tëra, duke e arkivuar madje në pjesën më spektakolare të lavdisë së vetë. Libri i ri i Kastriot Dervishit, Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij, bën publike dokumente e dëshmi të tjera të panjohura mbi misteret e arrestimit dhe pushkatimit të ish-komandantit të Flotës në vitin 61. Gjithsesi, dëshmia kyçe që e çoi Teme Sejkon para skuadrës së pushkatimit, ka qenë ajo e Kosta Filit, nga Mursia e Sarandës, i njohur si zbulues grek i arrestuar, i dënuar dhe i ridënuar disa herë pas arratisjes në Greqi pas çlirimit të Shqipërisë….
DËSHMIA E RRALLË E KOSTA FILIT
Kosta Fili i vitlindjes 1928, i burgosur me 25 vjet për spiunazh dhe i dënuar me 10 vjet të tjerë për agjitacion e propagandë, vuante dënimin në Burgun e Burrelin që prej vitit 1959. Atje pyetet më 28 qershor 1983 nga hetuesi Perlat Kasaj, në lidhje me aktivitetin e tij, si dhe për Kadri Hazbiun. Qysh në fillim, ai pohonte se kishte ardhur në Shqipëri për të marrë nënën. Për kohën që kishte qenë i hetuar, Fili deklaronte se ishte rrahur nga hetuesi Irfan Shaqiri. Nga ana tjetër, bashkudhëtari i tij, Vangjel Zaho, kishte deklarua se kishin ardhur për qëllime diversioniste. Në hetim vinte përveç hetuesit edhe Nevzat Haznedari dhe Rexhep Kolli. Më pas kishte ardhur edhe Beqir Balluku. Nga prilli 1959 kishte ardhur edhe Kadri Hazbiu. Ky i fundit e kishte pyetur pse kishte ardhur në Shqipëri dhe Fili i ishte përgjigjur se kishte ardhur për punët e tij. Hazbiu i kishte thënë që tu përgjigjej pyetjeve të hetuesve dhe të nënshkruante çfarë donin ato. Mihallaq Ziçishti kishte ardhur duke i thënë pse nuk nënshkruante ato që i thoshin hetuesit, se ata nuk e kishin problem të bënin një Kosta Fil tjetër. Kosta Fili ishte një zbulues grek, i cili nuk dinte çfarë do të bënin grekët me Shqipërinë. Detyra e tij ishte të mësonte çfarë do të bënin sovjetikët me Shqipërinë, çfarë bazash kishin etj. Në dijeninë e Filit, Greqia e asaj kohe nuk kishte asnjë plan të sulmonte Shqipërinë. Pastaj, dëshmia më interesante e Kosta Filit është kjo e mëposhtmja për kohën kur ai ishte dënuar dhe i ishte falur jeta: Në këtë kohë unë ndodhesha në birucën nr.7 në Burgut e Tiranës. Ishte dimër. Natën vonë më erdhi Nevzat Haznedari, më mori të lidhur e më çoi në zyrën e Kadri Hazbiut ku ishte i pranishëm edhe Rexhep Kolli. Pinë nga një kafe. Kadri Hazbiu më tha: Të fola këtu, është bërë një tenxhere me kabuni. Shiko se mos i hedhësh një grusht kripë brenda e pastaj përgjigjesh ti me kokë. Po më tha kush se duhet, unë ia hedh. Kadriu më tha: Do dalësh dëshmitar kundër Teme Sejkos, do të thonë këta shokët se çfarë do thuash. Unë i thashë mjerë familja që kam në Greqi. Më vonë erdhi Nevzati me Arif Selenicën, më dhanë një letër të shkruar, të cilën unë duhet ta mësoja përmendësh e të dilja dëshmitar kundër Temes. Unë e mësova tekstin përmendësh. Në të ishin shkruar gjëra që nuk i kisha thënë në Hetuesi e për të cilat nuk kisha dijeni. Në të thuhej se unë kisha ardhur me mision vetëm me Haki Rushitin për të përgatitur kryengritjen e armatosur në Shqipëri, të lidheshim me Teme Sejkon. Unë dola dëshmitar, bile thashë gjysmat e atyre që më kishte mësuar Nevzati dhe Arifi, sepse harrova ti them të gjitha ato që më kishin dhënë të shkruara. Temja e dëgjoi dëshminë time dhe nuk kundërshtoi. Në fakt, unë për Teme Sejkon nuk kam ditur asgjë më tepër sesa më kishte thënë Haki Rushiti. Unë nuk përjashtoj mundësinë që komploti i Teme Sejkos të jetë dora e sovjetikëve, se, sipas meje, atyre u interesonte një konflikt midis grekëve dhe shqiptarëve. Për komplotin e Teme Sejkos, se çbënin amerikanët, unë nuk e di, grekët as e përmendnin Teme Sejkon, nuk e besoj se grekët mund të koordinonin me amerikanët. Unë i kam parë edhe deponimet e Nasho Gërxhos dhe gjithnjë kam menduar me vete se po qe puna se Teme Sejko lidhej me Nasho Gërxhon, në djall të vejë. Kur jam takuar me Jonuz Purizon mbas dënimit dhe e kam pyetur sesi e bëtë këtë punë, d.m.th. për komplotin, Jonuzi më tha: E bëri merhumi Teme, kur ai thoshte ashtu (d.m.th. deponoi ashtu) edhe ne bënim amin. Nga kjo unë nxjerr konkluzionin se Teme Sejko mund të jetë mashtruar në Hetuesi që të pranonte gjëra që nuk i kishte qëllim për të diskredituar grekët. Dhe si e mashtruan, e pushkatuan… Mendimin që dhashë më sipër se problemi i komplotit të Teme Sejkos ka pasur gjëra të fryra, e mbështes në faktin se unë vetë kisha ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata e më akuzuan se kisha ardhur për të bërë komplote. Ndër të tjera, Fili në këtë dëshmi shprehte habinë sesi ishte kapur më 1959, gjë që i kishte mbetur enigmë e pashpjegueshme.
HAZBIU PËR DËSHMINË E ZYLFI SALIUT
Në pëprballjen e Kadri Hazbiut me dëshmitarin Zylfi Saliu të datës 27.5.1983 ringrihet sërish historia e Teme Sejkos dhe e mënyrës si u bë arrestimi dhe dënimi I tij nga sigurimi I Shtetit.Pasi ka kundërshtuar akuzat e Saliut për periudhën e luftës në zonën e Kukësit, sipas të cilit Hazbiu ka urdhëruar djegien e shtëpive dhe ekszekutimin e mercenarëve, ish-ministri I Brëndshëm ka sqaruar pozicionin e tij në çështjen e dënimit të Teme Sejkos. Për sa i përket çështjes së Teme Sejkos, kujton ai, qëndron ashtu sikurse e kam shpjeguar unë dhe jo si thotë Zylfi Saliu, se në vitin 1956 është arritur në konkluzionin se ishte Teme Sejkua, personi që kërkohej. Unë nuk kam bërë ndonjë bisedë me gazetarë ose shkrimtarë, ku të kem thënë se Teme Sejko dihej nga ne që ishte agjent, por qe lenë me qëllim kombinacioni. Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk jam dakord edhe me problemet e tjera që ngre Zylfi Saliu rreth Teme Sejkos, sepse nuk janë të vërteta. Unë nuk kam përcjellë Skënder Kosovën e grupin e tij deri në Qafë Prush. Sa di për të kam dhënë shpjegime në proceset e mia. Nuk është e vërtetë që të kem patur dijeni më parë dhe as të kem
