E Diel, 1 Nëntor 2026

Kostot e dëmeve të protestës së dhunshme, Rama takon drejtuesit e bankave të nivelit të dytë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtues të bankave në Shqipëri.
Takimi vjen pas sulmeve nga protestuesit e dhunshëm ndaj filialeve të bankave të nivelit të dytë, gjatë këtyre ditëve të tubimeve.

Rreth 42 bankomate janë shkatërruar në Tiranë, ndërkohë që është përllogaritur edhe fatura financiare e dëmeve të shkaktuara nga sulmet e protestuesve në sistemin bankar.

Ende nuk dihet nëse kjo faturë do të paguhet nga buxheti i shtetit, apo nga vetë sistemi bankar. Disa prej filialeve të bankave vijojnë ende të mbeten të mbyllura, ndërkohë që në disa të tjera, oraret kanë qenë të reduktuara.

Vetëm sot duket se ka një kthim në normalitet të sistemit bankar. Pavarësisht sulmeve që kanë pësuar bankat dhe pezullimit të aktivitetit të tyre, aplikacionet kanë qenë efektive, në dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve e bizneseve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›