E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e djeshme/ 8 të lënduar 4 prej te cilëve kalimtarë, 1 person i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se 8 persona janë paraqitur në spital gjatë orëve të fundit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pas dëmtimit gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë.

Katër prej të lënduarve kanë qenë kalimtar të rastit, 2 efektivë policie dhe 2 protestues. Tre prej të lënduarve janë shtruar për mjekim të mëtejshëm në spital ndërkohë që njëri prej të lënduarve i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Që nga nisja e protestave të dhunshme e deri më sot, kanë mbetur të lënduar në total 320 persona, 192 prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë (mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj).

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 13 – 21 tetor 2026 (ora 11:00)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së djeshme në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona:

Në SUT janë paraqitur 6 persona:

–           1 efektiv policie

–           1 protestues

–           4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Një prej të lënduarve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.

Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestës:

–           4 protestues

–           1 efektiv policie

–           1 përfaqësuese e medias

–           3 kalimtar

Në QSUT janë paraqitur 2 persona:

–           1 efektiv policie

–           1 protestues

Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.

Përmbledhje: Në datat 13 – 21 tetor 2026  në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore:

–           Spitali universitar i Traumës

–           QSUT

–           Spitali Rajonal Durrës

–           Spitali Rajonal Vlorë

–           Spitali Rajonal Lezhë

Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë:

•          192 efektivë të Policisë së Shtetit;

•          92 protestues;

•    36 kalimtarë; (Mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj).

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›