Kosumi ne zgjedhje me subjekt te ri
Ish-kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi ka vendosur te ndahet nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves si nenkryetar i kesaj partie.
Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare sipas Telegraf Kosumi ka bere te ditur se do te marre pjese me nje subjekt te vecante politik. Ai njoftoi se eshte duke krijuar levizjen qytetare Per Demokraci.
Nepermjet nje deklarate per media ish-kryeministri i Kosoves ka bere te ditur se pas shperndarjes se Parlamentit te Kosoves dhe perfundimit te mandatit te tij si deputet i Aleances per Ardhmerine e Kosoves si dhe pas shpalljes se zgjedhjeve te jashtezakonshme do te marre pjese ne zgjedhje me nje formacion te ri politik.