Kothenschulte Krizat politike jane katastrofale per zhvillimin e Kosoves

Deutsche Welle Zoti Kothenschulte a ka qene e mundur te shmanget kriza e pare kushtetuese ne Kosove
Markus Kothenschulte Une shoh dy faktore te rendesishem qe shkaktuan kete krize kushtetuese njeri eshte se disa partive politike ishin te interesuara te shkaktorin kete krize kushtetuese dhe tjetri se kushtetuta dhe sistemi zgjedhor favorizojne krizat e tilla. Presidenti zgjidhet nga parlamenti dhe per zgjedhjen e tij eshte e nevojshme qe te kete me shume se nje kandidat. Pervec kesaj duhet qe te pranishem ne seance te jene 80 nga 120 deputetet e parlamentit. Ne kete menyre nese opozita ka me shume se 40 deputete ne parlament e ka shume te lehte te pengoje nje zgjidhje te vlefshme. Keshtu qe Gjykata Kushtetuese e Kosoves nuk ka pasur se si te veproje ndryshe pervecse te shpall si te pavfefshme zgjedhjen e Behxhet Pacollit per president per shkak se nuk ishin plotesuar kushtet. Tani natyrisht qe mund argumentohet se per shkaqe te interesave kombetare politikanet e opozites megjithate duhet te evitojne lojra te tilla dhe te kujdesen qe presidenti te votohet por nga ana tjeter perse duhet ta bej opozita nje gje te tille. Kjo eshte gjeja me e natyrshme ne bote. Edhe ne parlamentet perendimore politikanet vendosin ne menyre taktike per ti shkaktuar humbje qeverise sic kemi te bejme ne kete rast.
Deutsche Welle fare sistemi zgjedhor do ti veshtiresonte manovrat e tilla dhe do te siguronte nje shumice te qendrueshme
Markus Kothenschulte Sistemi zgjedhor aktual ne Kosove eshte nje sistem proporcional. Kjo do te thote se te pakten per sa i perket partive te shumices shqiptare ne parlament pra numri i vendeve eshte perafersisht i barabarte me numrin e votave te dhena. Njejte si ne Gjermani kur ekziston pragu elektoral prej pese per qindshit. Nje sistem zgjedhor proporcional favorizon zhvillimin e partive te vogla dhe detyron krijimin e koalicioneve per shkak se shumicat absolute jane shume te rralla. Ne Kosove kjo veshtiresohet nga fakti se pakicat etnike pra komuniteti serb dhe pakicat e tjera i kane te garantuara nje numer te caktuar te vendeve ne parlament. Ne kete menyre eshte shume e veshtire arritja e nje shumice stabile per njeren nga partite e medha politike shqiptare per kete nuk do te mjaftonin edhe nese ndonjera prej tyre do te fitonte 50 per qind te votave. Ky sistem zgjedhor eshte percaktuar ne planin e Ahtisarit me te cilin duhej te pengohej qe pakica serbe dhe pakicat e tjera me te vogla mos te jene te mbivotuara nga shumica shqiptare. Kjo se bashku me sistemin zgjedhor proporcional bejne qe asnje parti mos te fitoje shumicen ne parlament dhe te jete e detyruar per krijimin e koalicioneve. Po ashtu edhe skena politike ne Kosove eshte relativisht shume e shperndare cka ben qe te kete shume parti me relativisht pak vota te fituara.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Markus Kothenschulte
Deutsche Welle Zoti Kothenschulte po sipas jush si mund te krijohet nje shumice stabile
Markus Kothenschulte Per te krijuar nje shumice stabile natyrisht qe po te llogaritet thjesht ne forme aritmetike do te ishte ideale sikur te hiqej trajtimi i privilegjuar i pakicave dhe ndoshta te gjendeshin garanci te tjera per pakicat te cilat do te parandalonin kufizimin e te drejtave te tyre. Megjithate kjo nuk eshte e mundshme politikisht nuk do te pranohej as nga faktori nderkombetar dhe nje perpjekje e tille me siguri qe as nuk do te ndermirret keshtu qe mbetet vetem nje mundesi tjeter qe do te ishte sistemi zgjedhor maxhoritar si pershembull sistemi zgjedhor ne fuqi ne Britani te Madhe. Kjo do te thote se vendi ndahet ne zona zgjedhore dhe kandidati apo kandidatja me shumicen e votave fiton ne zonen zgjedhore kurse votat e tjera nuk cojne me peshe. Nje sistem zgjedhor maxhoritar siguron dominimin e nje partie ne parlament apo te pak partive ne rastet kur partite jane perafersisht njesoj te fuqishme Ne Kosove aktualisht nuk kemi te bejme me nje rast te tille prandaj nje sistem zgjedhor maxhoritar si ne Britanine e Madhe apo si ne France ku kandidati qe fiton mbi 50 per qind te votave ne raundin e pare fiton vendin ne parlament dhe ne rastet kur nuk ka asnje kandidat me 50 per qind te votave te fituara atehere organizohet raundi i dyte ku perballen me njeri-tjetrin dy kandidatet me me se shumti vota te fituara. Nje gje e tille te pakten mund te reduktoje fragmentimin e parlamentit.
Deutsche Welle fare ndikimesh mund te kete kriza e fundit ne bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit
Markus Kothenschulte Tani ekziston nje plan relativisht i gjate veprimi per kapercimin e krizes kushtetuese do te krijohen komisione te cilat duhet te ndryshojne sistemin zgjedhor kjo do te thote qe qeveria aktuale Thaci do te vazhdoje qeverisjen por de facto do te jete nje qeveri kalimtare njejte sikurse presidentja e re qe pritet te zgjedhet e cila do te jete nje presidente kalimtare. Qeveri te tilla apo institucionet te tilla jane zakonisht te dobeta zgjedhjet jane gjithmone ne prag te deres dhe une nuk mendoj qe perfaqesuesit shqiptare ne bisedimet me Beogradin do te mund te bejne ndonje leshim per shkak se nje gje e tille do te favorizonte ne zgjedhjet e ardhshme partite nacionaliste sic eshte partia Vetevendosje. Pra leshimet ne kete kohe mund te jene vetevrasje politike prandaj nuk pres qe keto bisedime te jene shume te frytshme.
Deutsche Welle fare ndikimesh mund te kene krizat e tilla per zhvillimin politik dhe ekonomik te Kosoves ne rrafshin nderkombetar
Markus Kothenschulte fare bejne investuesit potenciale cfare bejne qeverite e huaja nese kane te bejne ne Kosove me qeveri te dobta jetegjatesia e te cilave mund te jete vetem disa muaj sepse koalicioni eshte i dobet dhe sepse zgjedhjet e tjera ndodhen ne prag te deres Atyre ju ngrihen floket perpjete dhe largohen shpejt. Kosova eshte nje vend i dobet dhe pershtypja qe krijojne krizat e tilla ne rrafshin nderkombetar jane katastrofale.
Intervisten e zhvilloi Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama