Kouchner: Duhet të vendosni marrëdhënie normale me Serbinë

Në kthimin e tij, pas disa vitesh në Kosovë, ai ka thënë se po vëren progres të madh dhe të shpejtë në Kosovë.
Kouchner, gjatë takimit, me nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shalën, ka thënë për këtë të fundit ta ketë mik të vjetër dhe se dikur ka qenë gazetar i madh e tani, sipas Kouchnerit, ai është politikanë i madh.
Ai ka thënë se Kosova duhet të vendos marrëdhënie normale me Serbinë dhe se për të është optimist.
“Më besoni se nga periudha që kam qenë para këtyre viteve tani po shoh që keni arritur progres shumë të madh. Me të vërtetë është e pabesueshme sa shumë keni përparuar dhe sa shpejtë. Ju duhet që të vendosni marrëdhënie normale me Serbinë dhe jam shumë optimist për këtë, pasi që bisedimet po rikthehen dhe këtë e konsideroj një jetë politike normale”, ka thënë ai.
Ndërsa nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala e ka quajtur Kouchnerin mik të madh të Kosovës.
Kouchner ka qenë kryesues i UNMIK-ut në vitet 1999-2001, aktivist i të drejtave të njeriut, diplomat si dhe ministër i Punëve të Jashtme të Francës.