E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, Brazili i kaltër

Mesfushori i Chelseat, Oscar ka theksuar se është duke u kënaqur me stilin e futbollit ofanziv në Stamford Bridge, e sidomos për faktin se një taktikë e tillë aplikohet edhe nga Kombëtarja e tij braziliane.

21 vjeçari realizoi një gol të bukur nga distanca, pasi zuri jashtë pozite portierin e Shakhtar Donetskut, Andriy Pyatov në fitoren 3-2 në Ligën e Kampionëve të mërkurën. Ai ka bërë edhe paraqitje të tjera mbresëlënëse për skuadrën e Roberto di Matteos dhe është adaptuar mirë në Angli.

Për dallim nga edicionet e kaluara, këtë stinor Chelsea ka zhvilluar lojë edhe më ofanzive dhe Oscar është i lumtur që luan rol të rëndësishëm në strategjinë e Di Matteos. Në fakt, i riu krahason stilin e lojës së gjigantit londinez me atë të zakonshmin e Brazilit, që njihet për taktikë sulmuese. “Ne jemi Brazili i kaltër”, deklaroi Oscar për të përditshmen angleze Daily Mirror.

“Është kënaqësi të luani për një ekip që sulmon në këtë mënyrë. Jam brazilian, andaj sigurisht se më pëlqen ky stil i futbollit. Jam i lumtur që jam anëtar i një skuadre që luan në sulm. Është me rëndësi për mua të kënaqem me lojën time dhe të jem në një klub që ka filozofinë e njëjtë”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›