Köhler: Poitikanët serbë nuk dallojnë nga mësuesi i tyre Milosheviq

Profesori i shquar gjerman i historisë dhe filozofisë në Universitetit të Konstancës në Gjermani Ernst Köhler, docent dhe mik i ngushtë i ish kryeministrit të vrarë serb, Zoran Gjingjiq, njëherit specialist për Ballkanin dhe autor i shumë librave, në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, thotë se Bashkimi Evropian duhet të veprojë në mënyrë të prerë ndaj Serbisë.
Ai shprehet skeptik tani për tani për mundësinë e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve, pasi politikanët aktualë serbë në Beograd, sipas tij, nuk ndryshojnë asgjë nga mësuesi i tyre Sllobodan Millosheviqi./Indeksonline/