E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria U-16, hapi i parë i sigurtë

Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç në basketboll për vajza, që drejtohet nga Eliverta Bujari, e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Andorra. Pikërisht në Andorra la Vella, Shqipëria ka fituar me 47 pikë diferencë ndaj Moldavisë, 91-44.

Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga vajzat tona, të cilat kanë fituar periodën e parë 18-12. E dyta është më e luftuar dhe më rivalitet, por që gjithsesi është fituar nga Shqipëria, 19-18, dhe në pushim 37-30 për vajzat kuqezi. Periodat që i vunë vulën fitores së Shqipërisë ishin të tretat dhe të katërtat, që janë fituar respektivisht 28-8 dhe 26-8 dhe në përfundim 91-44.

Lojtarja më e mirë e Shqipërisë ishte Emili Tërshalla me 11 pikë të shënuara, 11 kapje topi në tabelë, 5 asiste, 14 rrëmbime të topit në aksion e sipër të kundërshtarit. Ndeshja e radhës ndaj Andorrës të mërkurën në ora 19:30, kurse shanset për të bërë një paraqitje të mirë e pse jo dhe për të fituar e për të qenë vitin e ardhshëm në Divizionin B të kësaj moshe janë të mëdha. Hapi i parë ishte i sigurtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›