Turizmi shëndetësor në Elbasan, shqiptarët e Luginës dhe Tetovës preferojnë llixhat

Turizmi shëndetësor është njëra prej formave dhe potencialeve të shumta të turizmit.
Një aspekt i rëndësishëm janë qendrat e ujërave termale, të cilat janë prezente në Shqipëri duke ofruar akomodim dhe shërbime të tjera.
Në zonën e ujërave termale në Elbasan të shumtë janë vizitorët të cilët edhe pse nuk janë në sezonin kurativ i preferojnë këto qendra.
Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake.
Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike.
Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj.
Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/