E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kovaçiç: “11-shi, vetëm pak ore para ndeshjes”

Nga Olsi Ranxhi
Formacion anti – Slloveni do te behet i ditur vetem pak ore perpara takimit. Ka qene kjo zgjedhja e Zevendes trainerit te ekipit tone kombetar Slavko Kovacic. Ne konferencen e fundit dhene per shtyp ne Shkoder , kroati ka bere publik vendimin e tij ne lidhje me formacionin qe do te hedhe te shtunen ne mbremje ne tapetin e Loro Boricit. Ne prononcimin e tij Kovacic ka deklaruar se te gjithe futbollistet e grumbulluar per kete sfide gezojne aftesite per te zene nje vend titullari." Do te mundohemi te bejme zgjedhjet me te mira ne menyre qe ta kalojme pozitivisht kete takim. Distanca prej 100 metrash larg perfaqesueses Sllovene na ka kushtezuar qe te mos e bejme publik 11 dhjeteshin e pare gje te cilen sebashku me stafin kemi vendosur ta zbardhim vetem pak ore perpara fillimit te ndeshjes". Kovacic ka saktesuar se gjendja e te gjithe futbollisteve eshte mjaft e mire me perjashtim te Altin Haxhit aktivizimi i te cilit do te vendoset vetem te shtunen. Gjithashtu ndihmesi i Baric ka deklaruar se pothuasje cdo cdo ore mban kontakte nepermjet telefonit me trainerin kroat. Kovacic ka shtuar se skuadra qe nga minuta e pare e deri ne fund do te synoje fitoren kjo fale edhe publikut te Loro Boricit qe per kroatin do te jete edhe lojtari i 12 i shqiperise ne kete 90 minutesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›